Real Madridi nëse e fiton finalen e nesërme të Champions Leagues do të arkëtojë në arkat e saj 100 milionë euro, prej të cilave 64 milionë euro si rrjedhojë e meritave sportive dhe 36 milionë euro për shkak të të drejtave televizive nga UEFA.
Nëse arrihet kjo, përfitimi i Real Madridit në 5 vitet e fundit prej këtij kompeticioni do të shkonte nga 194 milionë eruo sa është aktualisht në 294 milionë euro – ecuria më e mirë ndonjëherë.
Në vitin 2013, pas eleminimit në gjysmëfinale ndaj Dortmundit, Reali siguroi 48.4 milion euro.
La Decima përveç që përfundoi ecurinë e 12 viteve pa trofe, erdhi edhe me një fitim prej 65 milionë eurove.
Në 2016, kur Reali fitoi trofeun e 11-të kundër Atletico Madrid, 80 milion shkuan në arkat e klubit.
Fitorja në Cardiff e pa Los Blancos të merrte 81.05m, e ndarë në 12m për pjesëmarrje, 6.6m për performancën e tyre sportive, 26m për të drejtat televizive, dhe 35.6m për triumfin në Champions League.
Real Madridi ka vazhduar të udhëheqë renditjen historike të konkurrencës më të lartë kontinentale në aspektin e të ardhurave, të cilat deri vonë i kanë dominuar Bayern Munich dhe Juventusi.