Përulësia, motivimi, stili i njëjtë, vuajtja, qetësia, krenaria, kolektiviteti, përqendrimi, intensiteti dhe ambicia janë 10 kërkesat e Zidane drejtuar lojtarëve të tij për finalen e Champions League ndaj Liverpoolit.
Përulësia
Fakti i të qenit kampion i dyfishtë i jep Real Madridit statusin e preferuar e të padiskutueshëm kundër një Liverpool që nuk ka hyrë në finalen e garës maksimale kontinentale që 11 vite. Në vend të kësaj, lojtarët Madrid kanë kërkuar ta largojnë këtë vetëbesim të tepruar që është përhapur nga ana e jashtme, Të jenë përulës.
Motivimi
Pasi kanë arritur të shpallen dy herë rradhazi kampion për herë të parë që nga krijimi i formatit të tanishëm, Real Madrid dëshiron të fitojë të tretin ‘Orejona’. Klubi i fundit që ngriti trofeun e Champions League 3 herë rradhazi ishte Bayern. Ekipi Madrilen e di se me fitoren ndaj Liverpoolit do të hynte në librat e historisë. Ky është MOTIVIMI.
Stili i njëjtë
Nëse ka diçka që nuk negocion Zinedine Zidane, ajo është rruga e të luajturit. Trajneri francez është besnik ndaj të njëjtit stil pavarësisht nga rivali dhe i ka kërkuar lojtarëve të tij që ta bëjnë lojën e tyre duke respektuar Liverpoolin sa më shumë që të jetë e mundur. Trajneri nuk dëshiron që kundërsulmi i Reds të kushtëzojë veprimet e lojtarëve të tij në finale.
Vuajtja
Një frazë që është përsëritur në bisedimet e fundit taktike është se “duhet të dini si të vuani” në Kiev. Madridi është i vetëdijshëm se do të ketë faza të ndeshjes që do të ketë një kohë të keqe, por është gjithashtu e vetëdijshme se ata do të krijojnë shumë probleme për ekipin anglez. Një nga çelësat e Los Blancos është se ata kanë arritur të mbijetojnë edhe kur nuk kanë bërë mire.
Qetësia
Një pikë tjetër për të mbajtur në mend është të mbash një kokë të ftohtë. Përvoja në këtë lloj duele duhet të jetë një pikë në favor të Real Madridit kundër një ekipi me në një mundësi historike për të ri-sunduar në Europë. Zidane dëshiron që ekipi të lërë nervat në zhveshtore dhe të masë mirë çdo veprim në fushë.
Krenaria
Real Madridi dëshiron të shfajësojë veten para kritikave që ka marrë, pavarësisht se ka arritur në fund. Imazhi i ekipit Madrilen është cenuar nga medie të shumta pas disa vendimeve kontraverse të arbitrave në favor të Real Madridit. Vazquez I ka motivuar disa lojtarë duke I thënë se duhet të ndihen krenar. Njëjtë iu ka kërkuar Zizou.
Kolektiviteti
Për të rrëzuar Klopp, Madrilenet duhet të luftojnë si një grup dhe jo të mbështeten në detaje individuale.. Trident i formuar nga Firmino, Mane dhe Salah mund tu shkaktojë probleme Carvajal dhe Marcelo. Andaj të dy kanë nevojë për ndihmë në mbrojtje.
Përqendrimi
Gjatë sezonit, mungesa e përqendrimit kanë sjellur pasoja serioze në rezultate. Pra, trajneri iu ka kërkuar djelmoshave të tij përqendrim maksimal, sidomos në lojën ajrore ku Liverpool mund të krijojë probleme.
Intensiteti
Një nga pikat e forta të mëdha të Liverpool është 30 minutshi i parë i ndeshjes. Ekipi anglez zakonisht bën presion shumë në fazën fillestare të takimit. City i Guardiola I pësoi tre gola në vetëm 31 minuta. Real Madridi duhet të përputhet me atë intensitet të ekipit Klopp dhe për këtë trajneri francez ka kërkuar që të luftohet për çdo top tsikur të ishte i fundit.
Ambicia
Në një tjetër bisedim me lojtaret Zidane ka theksuar se për të fituar diçka duhet ta doni atë. Trajneri ka kërkuar që ekipi të mbajë të njëjtin ambicie si në Milano apo Cardiff.. Kjo skuadër është e pangopur dhe e gjitha kjo reflektohet në aftësinë e yllit të saj, Cristiano Ronaldo, që gjithmonë kërkon më shumë.