Zinedine Zidane mund të vazhdoje të bëje histori duke fituar Championsin e tretë rradhazi këtë të Shtunë, por Raphael Varane mendon se skuadra nuk do të vlerësoje në mënyrën e duhur atë që ka arritur të bëje deri më tani. Në një intervistë të dhënë për Marcam, qendërmbrojtësi Francez flet për shumë tema ndërsa qëndron i motivuar për finalen ndaj Liverpool.
Mund t’a përshkruani këtë skuadër të Real Madridit si një dinasti nëse e fitoni Championsin e katërt në 5 vitet e fundit?
”Ne veçse kemi bërë histori dhe duam të vazhdojmë të bëjmë, do të ishte e jashtëzakonshme. Sidoqoftë, fillimisht ne duhet të mendojmë për ndeshjen, po mendojmë vetëm për Liverpool dhe pas kësaj, do të shohim. Nuk besoj se e kemi kuptuar se çfarë kemi arritur të bëjmë, por këtë do e kuptojmë kur ndeshja të ketë përfunduar.”
Je vetëm 25 vjeçar dhe do të luash finalen e katërt në Champions League, nëse do t’a kishin thënë këtë kur ishe 19 vjeç, do e kishe besuar?
”Duket e pabesueshme, e vështirë për t’a imagjinuar. T’a fitosh vetëm njëherë është e komplikuar dhe jo më tre herë rradhazi, nuk kam fjalë, një e katërt do të ishte e mrekullueshme. Është fantastike, eksperienca që kemi në situata të tilla na bën të kuptojmë se sa e vështirë do të jetë, por poashtu na shton dhe motivin. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar finalen.”
A është Real Madridi favorit?
“Jo, me të vërtetë. Liverpool është në finale për ndonjë arsye, ata janë një skuadër e mirë dhe kanë bërë shumë mirë për të arritur deri në këtë fazë. Nuk ka ndonjë favorit në ndeshje të tilla, ne e dimë që për t’i mposhtir ata do të jetë shumë e komplikuar.”
Çfarë Real Madridi prisni në finale, domiunes apo në versionin Champions?
“E dimë që do të jetë Real Madridi më i mirë, e dimë që kjo skuadër ka kualitetin dhe eksperiencën. E dimë që do të jetë një ndeshje tranzicioni ndërmjet mbrojtjes dhe sulmit sepse të dyja skuadrat janë në gjendje të dalin shpejtë përpara.”
A do të jetë atëherë një përballje në zonat e thella të fushës?
“Mendoj që do të ketë poashtu edhe periudha të posedimit të topit, por nuk mund të ndryshosh papritur ritmin e ndeshjes sepse kështu ç’ekuilibrohesh. Kjo është arsyeja pse mendoj se ekuilibri është i rëndësishëm, është parë edhe në ndeshjet tjera që tranzicioni luan një rol vendimtar.”
Çfarë ju frikëson më tepër tek ky Liverpool?
”Luajnë mirë sëbashku dhe treshja sulmuese e tyre punon shumë mirë si dhe ka shënuar shumë gola. E dimë që kjo është pika e tyre më e fortë dhe ata kanë lojtar kualitativ në sulm, kështu që duhet të mbrohemi sëbashku dhe të evitojmë lënien e hapsirave. Është shumë e rëndësishme që të bëjmë një punë kolektive dhe të mbulojmë çdo hapsirë.”
Me siguri që kjo ndeshje do të vendosë një fokus të veçantë tek ju?
”Koncentrimi do të jetë thelbësor, nuk mund të humbas energji, por jam duke u përgaditur për këtë ndeshje me mendjen që do të jetë e vështirë.”
A mund të jetë një finale ku Gareth Bale mund të lërë gjurmë?
”Në stërvitje e kam parë të përgaditet jashtëzakonisht mirë fizikisht, ai është i fokusuar për finalen por është trajneri që vendos se kush luan. Të gjithë duam të luajmë dhe po punojmë fort për t’u përgaditur, do të ketë shumë zgjedhje por unë nuk e di se kush do të përzgjidhet. E kam parë Gareth të luaje shumë mirë së fundmi, ai është në një formë të mirë por do të shohim se çfarë vendimi do të marë trajneri.”
A ju jep më shumë vetëbesim përpara finales fakti që në skuadër keni një lojtarë si Cristiano Ronaldo?
”Cristiano gjithmonë përgjigjet në momentet vendimtare, ai beson tek vetja dhe ne llogarisim tek ai. E dimë saktësisht se çfarë i sjell skuadrës dhe ai është aq pozitiv. Shpresojmë që ai të jetë në nivelin më të mirë.”
A është hutuar Benzema nga lënia jashtë për Botërorin?
”Ai ka treguar të njëjtën nivel dhe dëshirë si gjithmonë, është krejtësisht i fokusuar tek skuadra dhe e di se sezoni ynë varet nga kjo ndeshje. Ai ka cilësinë t’i bëjë të tjerët të luajnë mirë dhe unë ndjej se është në formë të mirë. Sezonin e kaluar ndaj Atletico Madrid ai tregoi që mund të vendosë ndeshjet e mëdha, të gjithë kanë besim tek ai dhe ai nuk duhet të dëshmoje asgjë.”
Nëse do të kishit mundësinë të largonit një lojtarë nga Liverpool për finalen e së Shtunës, kush do të ishte ai?
”Siç e dini, nuk e kam këtë fuqi.”