Portjeri Gjerman i Liverpoolit, Loris Karius, ka dhënë një intervistë për mediat dy ditë para ndeshjes finale së Champions League ndaj Real Madridit.
Karius ka kërkuar nga të tjerët që mos të krahasojnë Salah me Cristianon pasi është herët dhe Egjiptiani këtë sezon ka nisur të tregojë vlerat.
”Këtë sezon Salah ka qenë në një nivel të pabesueshëm, por dallimi i madh me Cristianon është se ai ka qëndruar në këtë nivel të pabesueshëm për shumë vite. Eshtë shumë herët për të krahasuar Mo Salah me Cristianon.”, tha portjeri Gjermani në një intervistë për Sky Sports.
”Nuk dua të largoj meritat për Salah, është një lojtar i klasit botëror, por Cristiano ka qenë atje për shumë vite dhe për t’u krahasuar me të duhet të tregojë veten në cdo sezon. Ai është ende shumë i ri dhe mund të përmirësohet.”, vazhdoi ai.