Luis Lavradov, kuzhinieri i kombëtares Portugeze të futbollit, ka folur për dietën që ndjek Cristiano, dietë e cila i ka dhuruar atij trupin më të ‘lakmuar’ në futboll.. dhe e ka bërë të ndjehet 10 vjet më i ri se sa mosha aktuale.
Ronaldo, që është një 33 vjeçar, është përkujdesush shumë për trupin e tij sa që e pranon edhe vet: ‘‘Tani biologjikisht jam një 23 vjeçar.”
”Cristiano përdorë pije speciale që i ndihmojnë për të mbajtur muskujt në formë me pak sheqer dhe një perzierje të karbohidrateve për të dyfishuar rezistencën, elektrocitet dhe vitaminin B12. Mes tjerash, këto i ndihmojnë dhe të luftoje më shpejtë plagët dhe të rikuperohet në kohë”, thotë Lavrador për ‘Business Insider’.
Dieta e tij është shumë e pasur me proteina dhe ai poashtu pi nga një gotë verë në ditë teksa ushqehet me lloje peshqish të ndryshëm (njëri nga ushqimet e tij të preferuar), fruta të freskëta, drithëra, sallata të ndryshme dhe mish i përzier.