Zidane ishte protagonisti i pare i ‘Open Media Day’ tek Real Madridi, vetem pak dite perpara finales së Championsit ndaj Liverpool në Kiev. Tekniku Madrilen foli për aktualitetet e ekipit të tij përpara përballjes vendimtare të sezonit.
Për çfarë është më krenar: ”Është ajo që bëjmë ditë pas dite, atë që kanë bërë lojtarët, sidomos në momentet e vështira. Paraqitja e tyre, iluzioni, dëshira për të tentuar dhe për të bërë mirë.. Nuk ka patur vetëm një moment, janë dy vite e gjysëm që ndodhem këtu me këtë grup dhe nëse më duhet të them diçka, është puna që bëjmë ditë për ditë.”
Liverpool me më tepër uri: ”Nuk mund të flas për rivalin, nuk e di se çfarë ka. Ne kemi dhe do të kemi gjithmonë të njëjtin iluzion, të njëjtën paraqitje, dëshirën e njëjtë si gjithmonë. Nuk mund të thotë askush që ne kemi më pak uri se të tjerët. Jemi Real Madridi dhe në këtë klub është kjo që të mban gjallë, gjithmonë duam më tepër dhe do të japim gjithçka për të tentuar dhe për të bërë më të mirën tonë.”
Formacioni i finales: ”Kuptohet që ndonjëri nuk do të luaje, por është fakt që disa do të futen në lojë për të ndryshuar diçka dhe kjo është më e vështira, të arrish në finale dhe të dish që nuk do të ndryshoje asgjë. Formacionin do e shihni të Shtunën.”
Çfarë e shqetëson më tepër tek Liverpool: ”Nuk e di nëse jemi të njëjtë, besoj se nuk luajmë në të njëjtën mënyrë. Flitet për tre sulmuesit e tyre dhe më pak për ata të tre që kanë prapa, por janë një ekip që kanë arritur në final dhe e meritojnë ashtu si ne. Puna ime është të tentojmë të përgaditemi mirë për ndeshjen, si gjithmonë, të shoh defektet e kundërshtarit dhe të tentojmë t’i shkaktojmë dëme.”
Championsi më i vlefshëm: ”Jo, të arrish në një finale është diçka e jashtëzakonshme. Të fitosh të parën dhe të dytën poashtu e jashtëzakonshme. Është e vërtetë që këtë vit kemi luajtur kundër tre më të mirënve në Europë dhe kjo ka një rëndësi të veçantë. Tani jemi në finale, është një finale për Liverpool dhe është një për ne.”
Si afrohet ekipi drejt finales: ”Jemi të përgaditur, ky klub e ka këtë, jo sepse kemi më tepër ekspreiencë, kjo nuk vlen. Kemi opsionin të luajmë finalen e tretë rradhazi. Mund të thoni që ata kanë më tepër uri për të fituar por kjo nuk vlen. As eksperienca nuk vlen. Shumë prej tyre nuk kanë luajtur në finale dhe e dimë që do të vrasin për t’a fituar atë.”
Cristiano apo Salah: ”Kam Cristianon dhe flas për lojtarët e mi.”
Çfarë tipi të ndeshjes pret: ”Kanë bërë një sezon të madh, janë një ekip i mirë dhe ne i dimë vështirësitë. Nuk do të bëjmë surpriza. Njihemi shumë mirë të dyja ekipet.”
Afërsia në mes suksesit dhe dështimit: ”Nuk ka asnjë lloj dështimi këtu, dështim është kur mbetesh jashtë kupe. Kjo ka qenë një goditje e rëndë, shumë e rëndë, por pjesa tjetër asgjë. Real Madridi gjithmonë dëshiron t’i fitoje të gjitha por nuk mund t’i fitosh të gjitha. Nëse futesh me iluzion nuk ka dështim. Nëse nuk e bën këtë, je i dështuar. Në jetë ka rënie dhe e dinë që duhet të ngritesh për t’u përmirësuar. Kjo është ajo që ka vlerë për mua.”
Ndryshimi i Bales: ”Ka shënuar gola dhe ka patur vazhdimësi, para se gjithash në stërvitje. Ka bërë shumë mirë, jo vetëm golat, por edhe loja e tij ka qenë shumë e mirë.”
BBC më pak titullar se më parë, pse kshtu?: ”Jam me 25 lojtar dhe të gjithë duhet të kenë shansin sepse në të kundërtën mesazhi im nuk vlen. Ata të tre për mua janë më të mirët por me diferencë, e kanë dëshmuar shumë herë që janë shumë të mirë, por deri këtu kemi ardhur falë punës që kemi bërë ditë pas ditë si grup dhe këtë më duhet t’a dëshmoj me vepra. Kjo nuk do të thotë që ata nuk do të luajnë sëbashku përsëri. Nuk do ju them se kush luan në finale.”
Sekreti i kësaj skuadre: ”E vërteta është që nuk ndodh asgjë nëse gjërat nuk dalin siç duhet, është e kotë të thuash, por vazhdimësia e fitoreve në këtë skuadër është kështu siç është. Një skuadër shumë e mirë, e bashkuar dhe që punon shumë mirë. Kur ke talentin nuk mjafton dhe ata kanë edhe punën. Me këta të dyja kanë arritur dhe do të arrijnë shumë gjëra.’
Mendimi i Francescolit për cilësinë më të mirë të skuadrës: ”Kam jetuar shumë vite me lojtarët me shumë ego dhe kam parë shumë trajner, kam njohur shumë skuadra të mira dhe e di se si funksionon mendja e një futbollisti. Është e rëndësishme të kesh një lidhje të mirë, por jo vetëm kjo. Pastaj vijnë në shprehje idetë, puna në ekip.. Nuk jam trajneri më i mirë, tekniku më i mirë, këtë e thoni ju, nuk duhet t’a them unë por iluzioni dhe pasioni nuk më mungon.”
Cristiano: ”Për të është e gjitha njësoj. Kur nuk shënon nuk bëhet nervoz, e di që në ndeshjen e rradhës do të shënoje dy apo tre gola. Për këtë është më i miri. Ka lojtarë tek të cilët ndikon presioni dhe ka të tjerë që nuk i prek aspak. Sa më tepër që i kritikon, aq më tepër kujdes duhet të kesh ndaj tyre.”
Çfarë mendon Zidane si trajner, në nivelin e Zidane si lojtar: ”Nuk mund t’ua them. Si lojtar ishte më e lehtë, e sigurtë, shumë më e lehtë. Por jeni këtu për të thënë atë që kam të mirë dhe të keqe. Ajo që kam unë është pasioni për futbollin, njëjtë si ju.”
Më tepër presion për Madrid – Liverpool: ”Nuk do të thotë asgjë, duam të fitojmë njëjtë si ato. Ajo që mund të them është që duam të bëjmë një ndeshje të madhe futbolli. Do të japim gjithçka dhe kjo është e gjitha.”
Varane dhe Benzema si dhe pikëpamja e trajnerit: ”Janë dy yjet e futbollit Francez dhe jo vetëm. Ka shumë punë, vështirësi, emocione. Pak nga të gjitha. Nuk është e rastit që ata luajnë finalen e tretë rradhazi. Këtu ka një grup të jashtëzakonshëm.”
Ndjenja e finales: ”Gjithmonë mendoj mirë, gjithmonë pozitiv. Më kanë mësuar kështu prindërit e mi. Për të arritur diçka duhet të jesh gjithmonë pozitiv. Nëse mendon se do të dështosh, veçse ke dështuar.”
Më i qetë me Cristianon: ”Gjithmonë jam i qetë për nga natyra, por më mirë kur e ke Cristianon. Tani do të luajmë një finale Championsi me shumë iluzion.”
Ndërlidhja në këtë Madrid dhe lidhja mes Benzemas – Cristianos: ”Ajo që është e sigurtë është që ata kanë një ndërlidhje të mirë, por besoj që me punën e të gjithëve, jo vetëm të tyren. Është një grup që kuptohet mirë dhe ka shumë lojtarë prapa. Flasim për Benzeman, por shihni Kroos dhe Modric, Isco dhe Asensio.. Është ajo që kemi bërë ditë pas ditë dhe dua të flas për këtë sepse ka njerëz që punojnë shumë mirë dhe nuk do të luajnë në finale. Unë këtë se kam ditur sepse kam luajtur gjithmonë, por çdo herë e kam menduar në mendjen time dhe kjo duhet të jetë e vështirë.”
Meditoni natën për formacionin?: ”Ndonjëherë më dhemb koka, sinqerisht, sepse janë të gjithë shumë të mirë. Por kur fillon me një formacion e din se ke edhe të tjerë që janë në stol. Ai që nuk starton nuk duhet të ndjehet keq. Mund të futet dhe të bëje diferencën dhe për këtë i dua të gjithë të motivuar. Për këtë arsye nuk u tregoj se kush do të luaje deri tre ditë përpara, sepse kjo i vret lojtarët.”
Ndeshje historike: ”Për mua jo, por mirë. E kam mbërritur.”
Barazimi i rekordit të Ajax dhe Milan me tre Champions rradhazi të fituar: ”Jemi të vetëdijshëm për këtë por nuk ka asgjë të sigurt. Por me dëshirë dhe me iluzion ky ekip mund t’a arrije.”
Rëndësia e Cristianos: ”Maksimale, është më i miri.”
Figura e Klopp: ‘‘Nuk e njoh, por puna e tij është fantastike. Është një trajner shumë i mirë. E ka dëshmuar në Dortmund dhe tani në Liverpool. Jo vetëm në Champions, poashtu edhe në Premier League. E respektoj.”