Franck Ribery ka dhënë një intervistë në të cilën ka analizuar listën e lojtarëve që ka ftuar trajneri i Francës, Didier Deschamps, për botërorin Rusia 2018.
Mesfushori i Bayernit, i ka dal sërish në mbrojtje Benzemas dhe ka folur kundër trjanerit Deschamps, i cili nuk e ftoi sulmuesin Madrilen që nga viti 2015.
‘‘Natyrisht se Benzema e do ekipin e Francës. Ai dëshiron të luaj dhe të përfaqësoj vendin e tij, cfarë dëshironi më shumë nga ai.”, ishin fjalët e Ribery për sulmuesin Madrilen.
Sa i përket formës së tij ai shtoi edhe disa fjalë: ”Benzema shënon gol, është pjesë e Real Madridit, ekipit më të mirë, por ata nuk e ftojnë në kombëtare.”