Zinedine Zidane ka analizuar finalen eChampions League që do të luhet më 26 maj ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, me një intervistë për mediat zyrtare të UEFA-s. Në kërkim të titullit të tretë radhazi, tekniku Madrilen ishte i qartë me fjalët e tij. ”Për të kaluar Liverpoolin duhet të japim më të mirën prej nesh në të gjitha nivelet.”
Kjo ishte intervista e tij e plotë:
Cfarë do të thotë kjo garë për klubin dhe tifozët?
”Ka dicka speciale me Champions League, duke pasur parasysh historinë e klubit në këtë garë. Dhe kjo përfshin edhe tifozët: kanë një rëndësi të vecantë për t’a gjithashtu. Ky klub është ai që ka fituar më së shumti trofe të Europës, kështu që është një garë e rëndësishme për ne.”
A ndihet Real Madridi si në shtëpi në këtë garë?
”Eshtë një kompeticion shumë i vështirë dhe në të cilin ka shum presion. Për të arritur në finale duhet të punoni shumë dhe është një kompeticion shumë i madh. Sa i përket intensitetit dhe përkushtimit, është një kompeticion shumë i ashpër. Presioni gjithmonë do të jetë ajte. Edhe pse ne kemi arritur 4 finale në vitet e fundit, kjo nuk do të thotë se është një kompeticion i lehtë.”
SI ishte sezoni i Real Madridit në këtë edicion të Championsit dhe si u përmirësua ekipi nga shtatori deri në finale?
”Kemi bërë një sezon të madh gjatë raundeve të kompeticionit. Kemi pasur momente të vështira në La Liga, por kemi qenë shumë konsistent në Champions. Kjo është ajo që na nevojitet. Duhet të jeni të qëndrueshëm në kompeticionet e mëdha dhe të bëni mirë në cdo ndeshje. Kjo është ajo që ne kemi bërë në rrugën e finales, kundër ekipeve gjithnjë e më të mira nga ato që i kaluam. Ne luajtëm në 1/16 ndaj PSG-së, kundër Juventusit në cerekfinale dhe në gjysmëfinale kundër Bayernit. Nuk ishte e lehtë, por ishim në gjendje të avansonim përpara.”
Cfarë vështirësi ka pasur ekipi në eliminatoret?
”Për të arritur këtu duhet të japim nivelin maksimal të lojës. Edhe në kohëra të vështira, të cilat janë normale në këtë kompeticione, ishim në gjendje të japim maksimumin në të dyja ndeshjet e secilës eliminatore. Luajtëm kundër kampionëve të Francës, Italisë dhe Gjermanisë, dhe kjo do të thotë shumë.”
Cilat janë sfidat për finalen e Kievit ndaj Liverpooli?
”Mund të jetë finalja më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë. Sigurisht që nuk do të mendojmë se Liverpooli është më e dobët se ekipet tjera, pasi nuk është. Ata fituan të drejtën e tyre për të luajtur në finale falë shfaqjeve të tyre. Kanë luatur mirë dhe eliminuam ekipe të mëdha. Ka kaluar kohë kur ata arritën finalen e fundit, por është një klub me histori të madhe dhe e di se si të luajë në këto ndeshje. Duhet të japim më të mirën tonë në të gjitha nivelit, jo vetëm fizikisht. Eshtë një ekip anglez, por nuk heq dorë kurrë. Jo vetëm që mbështeten në atributet e tyre fizike, por janë gjithashtu të mirë teknikisht, me shpejtësi të madhe dhe lojtarë madhështor.”
Cila është forca kryesore e Liverpoolit?
”Ata janë të gjithë të njejtë, por nuk duhet të përqendrohemi vetëm tek njëri, forca e tyre kryesore është sulmi. Janë tre lojtarë të ndryshëm që kanë luajtur shumë mirë së bashku gjatë gjithë sezonit dhe kanë shënuar shumë gola.”
Cfarë do të thotë personalisht mundësia për të fituar Championsin për vitin e tretë radhazi?
”Nuk është dicka për të cilën po mendoj. Mendoj se kemi një finale për të luajtur. Nuk përballemi me të tretin radhazi por si një ndeshje në të cilën duhet të fillojmë nga zero. Nuk mund të ushtrojmë presion mbi ne. Të gjithë atë që ne duhet t’a bëjmë është të luajmë më të mirën e aftësive tona, të japim nivelin tonë më të mirë.”
Cila është formula e arritjes në finale?
”Puna e madhe dhe këmbëngulja. Real Madridi ka pasur gjithmonë lojtarët më të mirë. Kemi talent dhe, po, jemi të përqendruar, mund të arrijmë gjërat. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë: të përfundojmë punën në mënyrën më të mirë.”