Si mund të jetë ndryshe, pas thashethemeve të largimit të mundshëm të Neymar drejt Real Madridit, që po e mendon gjithë bota. Tani gjithashtu është nëna e futbollistit të PSG-së, që e sheh djalin e saj jashtë klubit Francez dhe në favor të nënshkrimit për Real Madridin.
Sipas informacioneve nga ABC, nëna e lojtarit Brazilian, thotë se djali i saj u largua nga Barcelona dhe shkoi në PSG, por ata e vërshëllyen.
”Djali im u largua nga një klub si Barcelona për të bërë një hap të rrezikshëm duke nënshkruar për PSG, që luftonte për më të mirin e Europës. Por mbi të gjitha, unë nuk kuptoj se pse tifozët e vërshëllyen atë për shkak të penalltive.”, janë fjalët e Nadine.
Mesa duket, pas këtij momenti ajo komentoi të ardhmen e djalit me burrin e saj dhe i tha se duhet të largohen nga këtu sa më shpejtë që është e mundur.
”Erdhi këtë në PSG për t’a bërë klubin më të madhe dhe e bëri këtë. Nuk është aspak e këndëshme pritja që i kanë bërë atij.”, vazhdoi ajo.
Raportet e mira të Neymar me Marcelon dhe Casemiron, bashkëkombasit e tij janë të qarta. Dhe mbi të gjitha bisedat në ndeshjen e tij ndaj ekipit Madrilen me Cristianon dhe Ramos, janë më shumë një paralajmërim se ai po mendon largimin nga Franca.