Keylor Navas ka dhënë një intervistë për Mahou në Encuentro Cinco Estrellas, në të cilën ka folur për finalen e Championsit dhe disa tema tjera.
Finalja
”Edhe pse shumë herë mund të kemi qenë favorit, gjithmonë shkojmë me përulësi, respektojmë kundërshtarin, e dimë se cfarë mund të japim dhe mund të bëjmë më të mirën. Ne përpiqemi të fitojmë ndeshjet dhe ajo që mbetet për t’a shijuar këtë është se duhet të bëjmë histori. Shpresoj se mund të bëjmë këtë histori edhe më të madhe.”
Eksperienca
”Kemi një zhveshtore me lojtarë që kanë qenë në finale dhe kanë shumë eksperiencë. Nuk do të thotë se njerëzit pushojnë dhe mendojnë se të fitosh është lehtë, por nuk është një situatë e re dhe e di se si trajtojë atë në mënyrë që në momentin kur vjen ndeshja, të arrijë më të mirën dhe të jap përpjekjet më të mira.”
Pritjet në gjysmëfinale
”Ishte një përpjekje e plotë e grupit dhe prandaj ishte një rezultat i mirë. Personalisht jam shumë i kënaqur sepse kam qenë në gjendje të bashkë kontriboj. Ato janë ndeshje për të cilat ëndërrohet, gjithmonë duhet të luani mirë dhe të arrini në finale. Shkuam së bashku dhe ishte ndjenja të mëdha gëzimi.”
Presioni
”Eshtë normale që keni nerva para një ndeshje. Të gjithë marrim frikë në stomakun tonë dhe kësi gjëra. Disa hyjnë pasdite, tjera në autbous, por kur dilni për t’u ngrohur gjithcka zhduket sepse jeni të përqendruar.”
Liverpooli
”Eshtë shumë ekip i vështirë. E dimë tipin e ekipit që kanë, shpejtësinë dhe lojën e tyre. Idividualisht kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën por ne kemi atë në mendje dhe e respektojmë. Gjithmonë mendoj se kam mbrojtjen më të mirë në botë, i besoj bashkëlojtarëve të mi, se ata do të bëjnë më të mirë dhe janë njerëzit më të mirë për të zgjedhur këto probleme.”
Tifozët
”Gjithmonë kam thënë se kur të shkosh në stadium dhe sheh tifozët nga dritarja, është sikur të futësh gjak në venat e tua, dicka që na motivon shumë. Tifozët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne. Në momentet kur kemi nevojë për t’a, ata gjithmonë kanë qenë të gatshëm. Jam shumë të këndëshëm dhe shpresoj se do t’i japim gëzim atyre.”