Manchester United po përgatiet për revolucionin e madh të ekipit gjatë merkatos së verës. Sic raporton Mirror, tekniku Jose Mourinho do të ketë në dispozicion 250 milionë euro për të sjellë në klubin Anglez disa përforcime të reja.
Dhe, prioriteti kryesor i këtij revolucioni ka emrin e Gareth Bale, dëshira e vjetër e teknikut Portugez. Sipas të përditshmes Britanike, Madridi do t’a lejojë atë të largohet vetëm nëse Djajtë e Kuq i paguajnë shumën prej 100milionë euro, aq sa e blejti nga Tottenhami në vitin 2013.
Uellsiani vazhdimisht është ndjekur nga klubi Anglez dhe pakënaqësitë e tij këtë sezon në Madrid, mund të jenë kyce që ai të konsiderojë një rikthim drejt Premier League.