Lojtari i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë sot për mediat e UEFA-s se arritja në finalen e Champions League është një ëndërr edhe pavarësisht cilësisë së Madridit, mendon se kanë një ekip për të mposhtur të gjitha ekipet e botës.
”Eshtë një ëndërr. Rruga nuk ka qenë e lehtë, duke filluar me Hoffenheim në raundin e parë, por duke qenë në finale është dicka që ne kemi besuar dhe kemi iluzionuar gjithmonë. Tani do të përpiqemi të japim më të mirën tonë që të marrim titullin në Kiev.”
”Për ne, e shtuna është një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës tonë. Eshtë e vërtetë që ata kanë eksperiencë dhe kualitet dhe që i respektojmë shumë, por kemi lojtarë dhe ekip për të mposhtur cdo ekip në botë.”
”Eshtë gjeniale të luajmë sëbashku me Salah dhe Roberton, ata i bëjnë gjërat më të lehta për mua. Gjithnjë ka biseda mes të treve dhe mes të gjithëve. Në këtë ekip ne bëjmv gjithcka së bashku.”