Ish kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard, në një intervistë të dhënë sot për mediat, ka theksuar që ekipi i Jurgen Klopp mund të ndryshoje jetën duke fituar finalen e Champions League.
Të kuqtë do të përballen me Real Madridin në Kiev këtë të shtunë ku do të tentojnë të fitojnë trofeun e 6-të në Europë.
Gerrard, që inspiroi Liverpoolin në një triumf dramatik ndaj Milan në vitin 2004-05, hera e fundit kur ata fituan trofeun, shijoi edhe humbjen nga i njëjti rival në finalen e vitit 2006-07.
Kapni momentin, thotë Gerrard
Ish përfaqësuesi Anglez, mendon që të fitosh këtë kompeticion mund të definoje karrierën e një futbollisti dhe ka nxitur skuadrën e Jurgen Klopp të ‘kapin momentin’ në Kiev.
”Këta lojtarë kanë një mundësi jo vetëm të ndryshojnë karrierën e tyre, por poashtu edhe jetën e tyre,” thotë Gerrard në faqen zyrtare. ”Këto janë momente për të cilat ëndërron.”
”Mesazhi im për lojtarët do të ishte: dilni dhe kapeni atë, dilni dhe kapni momentin për të cilin keni punuar aq fort. Dilni në fushë dhe shpërbleni veten për këtë udhëtim të cilin keni ndërmarë bashkë me klubin.”
”Duhet të futesh në fushë me besim dhe motivim; keni mbëritur deri këtu. Duhet të mbani përgjegjësinë e të qenit lojtarë i Liverpool dhe duhet të jepni gjithçka për këtë trofe.”
”Do të fitoni lëvdata edhe për faktin që keni mbëritur këtu por jo shumë njerëz do ju mbajnë mend nëse nuk dilni në fushë dhe nuk e fitoni këtë trofe.”
”Jam akoma shumë i afrët me ish-bashkëlojtarët e mi me të cilët kam luajtur dhe e di se çfarë do të thotë kjo për ta. Thjesht shpresoj të mund t’ia dalin.”