Zinedine Zidane pas barazimit 2-2 në ndeshjen e fundit në Kampionat ndaj Villarrealit u paraqit në konferencë për media, me ç`rast u shpreh se Gareth Bale nuk e ka ulur asnjëherë nivelin e tij, por se tani ai edhe po shënon gola sa herë që po luan.
“Për atë që ai po bën, asgjë nuk ka ndryshuar te ai, por në qoftë se ka diçka ndryshim ato janë golat që po ndodhin kohëve te fundit”, ka bërë të ditur Zidane.
I pyetur vazhdimisht se me kë do të startojë në finale, Zidane refuzoi të përgjigjet. Tekniku vetëm deklaroi se nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar në kampin Madrilen dhe se ekipi i tij është i gatshëm.
“Kjo është gjë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm të luajmë finalen dhe kjo është ajo.” Unë nuk do të flas për ekipin”, vazhdoi Zizou.
Për djalin e tij, i cili debutoi sot me Real Madridin në La Liga, tekniku Madrilen tha se e stervit dhe e konsideron vetëm si një lojtar më shumë në skuadër.
“Ai bëri mirë dhe jam i lumtur për debutimin e tij. Jam i lumtur si trajner dhe si baba, do ta shohim më vonë në shtëpi(qesh)”, shtoi Zidane.
Zidane u shpreh se janë shumë të lumtur që do të luajnë në finalen e Champions Leagues, ndërsa shpreson se do ta fitojnë trofeun e 3-të rradhazi të këtij kompeticioni.
Ndeshja ndaj Villarrealit ishte e fundit e Real Madridit për këtë sezon në La Liga. Ekipi Madrilen e mbyll sezonin në pozitën e 3-të me 76 pikë të grumbulluara.