Paris Saint-Germain ka deklaruar rregullisht se duan të mbajnë Neymar për sezonin e ardhshëm dhe se braziliani do të qëndrojë në kryeqytetin francez, por lojtari mbetet i vendosur për t’u bashkuar me Real Madridin këtë verë.
Thirrjet e vazhdueshme të babait të tij në drejtim të drejtuesve te Real Madridit, siç është shefi i transferimit Juni Calafat, e dëshmojnë këtë.
Secila nga thirrjet ka një mesazh të ngjashëm, me babain e Neymar që insiston në shtyrjen përpara të atij që po quhet një operacion shumë i komplikuar.
Lojtari dëshiron të vazhdojë të përpiqet deri në gjetjen e një rruge shpëtimi nga Parc des Princes.
Agjenti izraelit Pini Zahavi është një ndërmjetës i cili besohet si nga Neymari ashtu edhe nga babai i këtij të fundit. Zahavi ishte në Madrid 10 ditë më parë me dy detyra. Së pari, që ta largonte interesin e Real Madridit për Robert Lewandowski dhe së dyti që të vendoste themelet e një strategjie për të nënshkruar potencialisht me Neymarin.
Agjenti Zahavi ka aftësi për ta bërë të pamundurën te mundur. Ndërkohë, në Paris ata po marrin parasysh vendimin e Neymar për t’u kthyer në Brazil pas vetëm një seance stërvitore me PSG-në, si një akt tjetër sfidimi.