Zinedine Zidane nuk ka frikë nga dëmtimet e lojtarëve para finales së Champions League dhe këtë e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Villarealit.
Tekniku Madrilen nesër pritet të inkuadrojë në fushë shumicën e lojtarëve që pritet të luajnë edhe në finalen e Kievit, më 26 maj ndaj Liverpoolit.
Keylor; Carvajal, Varane (Nacho), Ramos, Marcelo; Kovacic, Kroos, Lucas Asensio; Cristiano, Benzema.
Modric dhe Varane mund të pushojnë duke e ditur që do të jenë startues në finalen e së shtunës së ardhshme.