Karim Benzema nuk është ftuar nga kombëtarja e Francës për botërorin që do të mbahet në Rusi nga muaji qershor deri në muajin korrik të këtij viti.
Didier Deschamps nuk e ftoi sulmuesin Madrilen që nga viti 2015 dhe ka vendosur mos t’a bëjë këtë edhe këtë vit, pavarësisht se Benzema është shpallur i pafajshëm në rastin Valbuena.
Por, Benzema nuk është i vetmi që nuk ka marrë ftesën nga kombëtarja e tij. Sulmuesi Madrilen është lider i formacionit që nuk e ka ftuar Deschamps për në Rusi.
Costil; Bouna Sarr-Lenglet-Laporte-Digne; Rabiot-Kondogbia-Payet; Ben Yedder-Martial- Benzema.