Duke pasur parasysh vështirësitë për transferimin e Neymar, klubi ka hartuar tashmë një plan B nëse dështon transferimi i Brazilianit.
Sipas mediave spanjolle, ky plan ka vetëm një emër dhe ai është Eden Hazard. Lojtari Belg pëlqehet shumë nga trajneri Zidane dhe gjithashtu edhe trajneri Francez është një idol për mesfushorin ofanziv të Chelseas.
Objektivi kryesor do të jetë Neymar por nëse dështon transferimi i tij atëherë të gjithë sytë do të rikthehen tek Hazard, i cili para disa ditëve tha se ky sezon ishte i dështuar për klubin Londinez dhe nuk është i lumtur me këtë.