Mbrojtja e Real Madridit këtë sezon ka pasur shumë probleme me dëmtimet dhe mos përvoja e Jesus Vallejos po shtyen drejtuesit Madrilen që të mendojnë seriozisht për blerjen e një qendërmbrojtësi me eksperiencë që do t’i ndihmonte shumë kapitenit Ramos dhe francezit Varane.
Sipas gazetës ‘El Desmarque’, presidenti Perez do të fillojë operacionin për transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, Clement Lenglet, i cili këtë sezon ka qenë njëri nga defanzivët më të mirë në La Liga.
Lenglet pëlqehet shumë edhe nga Zidane dhe klauzola e tij llogaritet 30 milionë euro, por klubi i Sevillas dëshiron të rinovojë me të që të rritet klauzola e tij e largimit.