Zinedine Zidane më në fund mund të buzëqesh para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, që është finalja e Champions League ndaj Liverpoolit më 26 maj.
Tekniku Madrilen aktualisht ka në dispozicion të gjithë lojtarët e ekipit të tij para ndeshjes historike të klubit, finales së tretë radhazi në Champions.
Lojtarët Madrilen sot zhvilluan përgatitjet për ndeshjen e ardhshme ndaj Villarealit, të shtunën me fillim në ora 20:45, në xhiron e fundit të La Ligas, dhe u stërvitën normalisht të gjithë.
Pas ndeshjes ndaj Villarealit, tekniku do të rishikojë edhe njëherë gjendjen e lojtarëve të tij dhe nëse nuk ka ndonjë dëmtim atëherë ai mund të shkojë i lumtur në finalen e Championsit duke e ditur se nuk do t’i mungojë asnjë lojtarë.