Sipas raportimeve nga El Confidencial, FFF (Federata e futbollit të Francës), ka kontaktuar tashmë me Zinedine Zidane që të jetë trajner i kombëtares nëse nuk vazhdon në Real Madrid.
Gjithnjë sipas këtij informacioni, Zidane së pari duhet të vendos të ardhmen e tij në Real Madrid dhe pastaj derën e ka të hapur për të qenë trajner i kombëtares së tij.
Në karrierën e tij, Zidane ka luajtur 108 ndeshje për Francën dhe ka shënuar 31 gola, dy më të rëndësishmit që ishin në finalen e vitit 1998 kundër Brazilit në kampionatin Botëror, që Franca u shpall kampion.