Zinedine Zidane sonte do të përkrah Olympique Marseille në finalen e Europa League ndaj Atleticos. Por Zidane do të ketë edhe një vëzhgim të vecantë për lojtarët që do të dalin në fushën e Lyonit.
Lojtari që pritet të ketë vëmendjen e vecantë nga tekniku Francez është mesfushori i ri Maxime Lopez. Ai aktualisht është organizatori i lojës së ekipit Francez pavarësisht se ka vetëm 20 vite mbi supet e tij.
Zidane e ka treguar tashmë aftësinë e tij për të bindur lojtarët e ri me projeksionin dhe vazhdon të mbetet i vëmendshëm ndaj evolucionit të tij. Së pari, për aryse se supertalenti i Marseille ka raporte të mira me fëmijët e tij dhe ka shkëlqyer në Ligue 1 qysh në sezonin e tij të parë.
Me një fizik të vogël (1.67cm), Lopez përfaqëson kombëtaren e Francës U20 dhe është truri i Marseille. Në sezonin e tij të parë në Ligue 1 ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 7 asistime nga 35 ndeshje sa ka marrë pjesë.
Finalja e Europa League ndërmjet Marseille dhe Atletico Madridit do të zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në Lyon të Francës.