Kur kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë deri në finalen e Champions League, të dyja ekipet do të mundohen që të jenë sa më të freskëta për 26 maj.
Tek Real Madridi nuk pritet të mungojë asnjë lojtarë (deri më tani) në finale ndërsa tek Liverpooli mund të mungojnë plotë 5 lojtarë.
3 prej këtyre lojtarëve tashmë dihet që do të mungojnë: Joe Gomez, Joel Matip dhe Oxlade Chamberlain, ndërsa James Milner dhe Emre Can ende janë në dyshim pasi kanë pasur tërheqje muskulare para disa ditëve.
Megjithatë për këta dy të fundit ende nuk dihet dhe gjithcka pritet të mësohet në ditët në vijim.