Real Madridi mori një fitore me shumë autoritet ndaj Celta Vigos ndonëse kjo fitore ishte një tjetër ditë më shumë për të marë statistikat dhe për të parë formën e lojtarëve që do të luajnë në Kiev. Si gjithmonë në ndeshjet e fundit, trajneri Francez ka 10 të padiskutueshmit, gjithnjë nëse Carvajal ia del të rikuperohet në kohë, dhe një dyshim. Isco apo Bale.
Zidane mund të ndjehet me fat. Kushdo të jetë i përzgjedhuri nga dy të lartëpërmendurit, do të një lojtar me aftësinë për të vendosur një finale, i denjë për t’a luajtur një të tillë. Një herë e një kohë ky debat nuk ekzistonte fare. Bale ishte i padiskutueshëm. Loja e tij nga krahët, shpejtësia, ritmi, golat, asistet, e bënin atë të ishte mes titullarëve. Por, pas dëmtimit të tij, Lucas dhe Asensio u shfaqën në lojë dhe ia dolën t’ia largojnë statusin e të ‘paprekurit’.
Por Uellsiani nuk duket i dorëzuar. Ndonëse të gjitha gjërat shkojnë kundër tij, ai është rikthyer të dëshmoje që mund të jetë akoma i rëndësishëm për skuadrën. Me golat, asistet dhe lojën e bërë në ndeshjet e fundit, ka bërë që gjërat të mos duken dhe aq keq për të dhe shanset që ai të startoje në finalen e Kiev tashmë janë reale.
Nga ana tjetër është Isco. Një lojtarë mungesa e të cilit u vu në dukje në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich, ku ekipi po vuante për të mbajtur topin dhe linte shumë hapsira prapa. Është rikthyer pas atij dëmtimi të pësuar në Allianz Arena dhe tashmë është gati për të luajtur një tjetër finale të madhe, njëjtë si ajo në Cardiff ndaj Juventus. Dje shënoi një gol spektakolar dhe bëri një ndeshje fantastike për t’i treguar stafit teknik që nuk ka rënë aspak nga forma dhe mund të bëje mirë.
Dhe në fund, vendimi se kush do të luaje në finale, i takon Zinedine Zidane. Por një gjë është e sigurtë, kushdo që të luaje, do të jetë njëri prej vendimtarëve për fatin e takimit.