Marcelo mbrëmë luajti ndeshjen e 450’të me klubin në ditëlindjen e tij të 30’të. Pas fitores ndaj Celtas me rezultat 6-0, ai pranoi një dhuratë nga presidenti Perez, një fanellë me mbishkrimin 450’të dhe gjithashtu foli edhe për mediat disa fjalë.
”Fillimi i sezonit ishte shumë i vështirë, por pastaj filluam të fitonim besimin, shënonim gola dhe të luanim një futboll të mirë. Ne e dimë që nuk e fituam La Liga, por i dhamë më të mirën tonë. Ishte ndeshja e fundit në Bernabeu dhe bëmë gjithcka që të luajmë mirë dhe t’a fitojmë atë.”
”Ndjehem mirë, jam i lumtur dhe kam besimin e bashkëlojtarëve dhe stafit. Jemi me fat që po luajmë në klubin më të mirë në botë. Duhet të gëzojmë cdo stërvitje dhe cdo ndeshje, dhe të japim më të mirën për këtë fanellë që është më e rëndësishmja.”
Villareali?
”Ne kemi edhe një ndeshje në kampionat, do të fokusohemi dhe të luajmë për fitore, pastaj të mendojmë për finalen. Ndeshja ndaj Villareal do të jetë spektakël, një ndeshje e madhe për t’u përgatitur.”