Neymar tashmë po negocion me klubin dhe kështu raportuan mediat spanjolle dje dhe sot.
Lojtari Brazilian i cili është një dëshirë e vjetër e Florentino Perez, është parë në Brazil dy herë në takim emisar të klubit Madrilen që diskutuan transferimin e tij.
Superylli Brazilian dëshiron të largohet nga liga Francezi në më pak se një vit pasi PSG paguajti 222 milionë euro për të dhe babai i tij duket se ka filluar procesin e largimit të tij. Por nuk do të jetë një operacion i thjeshtë. As nuk do të jetë i lirë. Operacioni për transferimin e tij do të kushtojë 260 milionë euro dhe disa bonuse për lojtarin.
Gjithashtu, ky operacion i transferimit ka 5 protagonistë kryesor të cilët do të jenë vendimtar për të ardhmen e Brazilianit: Florentino Perez, Neymar, babai i tij, ndërmjetësuesi Pini Zahavi dhe pronari i PSG-së, Tamim bin Hamad al-Thani.