Ronaldo është ende idoli më i madh i futbollit Brazilian në vitet e fundit. Jo vetëm për shkak të karrierës së tij si futbollist, por për shkak të asaj që ka bërë më pas.
Eshtë vlerësuar se ai ka dyfishuar pasurinë e tij me biznesin që ka bërë pas pensionimit dhe me Neymar kanë një miqësi të madhe për vite me radhë. Që nga koha kur Neymar luante në Santos.
Në fakt, kompania që ka Ronaldo (9lne), është një biznes së bashku me agjentin e Neymar (Wagner Riberio). Ndërsa tani, Fenomeni është njëri nga mbështetësit më të mëdhenjë të presidentit Florentino Perez në këto negociata të vështira që synohet transferimi i Neymar në Madrid.
”I kam thënë Neymar se ai duhet të përqendrohet vetëm në mirëqenien e tij dhe të mbrojë veten nga presioni sa më shumë që të jetë e mundur.”, ishin fjalët e Fenomenit në një evenimet të Nike para disa javësh ku prezent ishte edhe Neymar.