Manchester City është kampion i Premier League për sezonin 2017/18, dhe gjatë fundjavës që shkoi ata pranuan këtë trofe dhegjatë festimit të lojtarëve ishte Ilkay Gundogan ai që rrëzoi trofeun nga vendi ku gjendej i vendosur. Pas përfundimit të festës lojtari Gjerman në rrjetet sociale kërkoi nga shokët e tij një vend për riparimin e trofeve.
Gundogan mori përgjigjen nga kapiteni Ramos, që përmes një shkrimi i dha një këshillë atij duke u nisur nga ajo që i kishte ndodhur kapitenit Madrilen në vitin 2011 kur nga autobusi i ekipit i kishte rënë trofeu i Copa del Rey.
”Unë mund të di disa vende, por nuk i kam thirrur që nga viti 2011. Rrëzimi i trofeut është duke u bërë një trend.”, ishte shkrimi i Ramos në profilin e tij zyrtar në Twitter.