Cristiano shënoi golin e parë të ekipit në barazimin 2-2 ndaj Barcelonës, në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou.
Portugezi luajti vetëm në pjesën e parë pasi në momentin e golit pësoi një goditje nga Gerard Pique, që i solli shqetësime në këmbën e tij dhe nuk rrezikoi në pjesën e dytë, duke u larguar për t’i lëshuar vendin Asensios.
Pas golit, Cristiano nuk e festoi atë me stilin e famshëm ‘SIIIU’, dhe kjo menjëherë ka rënë në sytë e të tjerëve sidomos mediave, të cilat pas ndeshjes e pyetën se pse nuk e bëri atë.
Ndërsa përgjigja e lojtarit Madrilen ishte kjo: ”Si duhet të festoj kur njeriu që më ka mësuar futbollin (Alex Ferguson) po vuan në spital.”
Rikujtojmë që Alex Ferguson është në spital në ditët e fundit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.