Dani Carvajal sot prezantoi kampusin veror që do të organizojë me lojtarin e Sevillas dhe ish lojtarin Madrilen, Pablo Sarabia. Ky kampus do të hapet në muajin korrik në Universitetin ‘Francisco de Vitoria’ në Madrid, ku fëmijët nga mosha 6 deri 15 vjet do të shijojnë futbollin.
Gjatë këtij evenimenti Carvajal dha edhe një intervistë për mediat që ishin të pranishme.
”Ata do të mësojnë vlerat që i kam mësuar unë si bashkëlojtarë, si të luajnë, shumë miq, që është më e rëndësishmja.”, ishin fjalët e para të mbrojtësit Madrilen.
Anësori Madrilen diskutoi edhe për rikuperimin e tij nga dëmtimi: ”Kam filluar tashmë të luaj me topin dhe ndjenjat janë fantastike, kam qenë pa dhimbje për disa ditë dhe mendja ime qëndron vetëm në finalen e Kievit, nuk do të rrezikojë as minimumin.”
Gjithashtu diskutoi edhe për momentet e mira të ekipit në Champions: ”Eshtë e qartë se është një cikël i mrekullueshëm për ne, nuk është e lehtë të arrish finalen e Champions League dhe është e qartë se ekipi ka bërë një ecuri të mirë, kemi një ekip fantastike dhe jemi një ekip fitues, me shpresën që do t’a arrijmë të 13’tën.”
Sa i përket objektivit që është trofeu i tretë radhazi i Championsit ai shtoi: ”Nëse ju mendoni shumë për një gjë, atëherë të obesionon. Dëshirojmë të jemi sa më lartë që është e mundur.”
Në fund ai foli edhe për rivalin e tyre Liverpoolin në finalen e Kievit: ”Asnjë ekip nuk mund të arrijë në finale të Championsit me një lojtar, kanë bërë shumë mirë dhe rruga e tyre nuk ka qenë e lehtë, e merituan dhe do të jetë një finale shumë emocionuese.”