El Clasico e mbrëmshme e cila konsiderohej si me një peshë më të vogël se tjerat, doli të jetë më e ndezuar në vitet e fundit.
Ndëshkimet, goditjet, ndërhyrjet e forta, golat ilegal, dhe gjithcka nga ndeshja mes dy rivalëve në Spanjë, u analizuan nga dy presidentët e klubeve, të cilët ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit Camp Nou duke ndjekur ndeshjen.
Pas ndeshjes, ishte Bartomenu ai që për RAC1 tregoi se si i diskutuan polemikat e El Clasicos, me homologun e tij, Florentino Perez.
”Kemi komentuar shumë me Perez. Nuk jemi pajtuar në shumë aksione të ndeshjes, nuk pajtoheshim në dëbimin e Sergi Robertos, pamë një penallti në Marcelon dhe nuk kemi folur shumë për një dëbim të mundshëm të Bale, që nuk ndodhi. Kemi folur shumë dhe secili e mbrojti ekipin e tij.”, ishin fjalët e presidentit Blaugran për atë se cfarë diskutoi me Florentino Perezin gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja e mbrëmshme.