Cristiano Ronaldo luajti vetëm pjesën e parë të El Clasicos pasi në pjesën e dytë Zidane nuk e rrezikoi atë duke e ditur që pësoi një goditje nga Gerrard Pique në këmbën e tij në momentin e golit të barazimit.
Portugezi kur shënoi golin, mori një goditje nga mbrojtësi Blaugran dhe pas festimit të golit me Benzeman, iu afrua Piques duke i thënë: ‘‘Më godite këmbën”, ndërsa Spanjolli i dha dorën duke i kërkuar ndjesë për atë.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: