Zidane iu është përgjigjur fjalëve që shkruanin mediat botërore dhe shumë thonin se ekipi i tij ndihmohet nga gjyqtarët.
Tekniku Francez ‘shpërtheu’ dhe gjeti pak kohë që të flas për këtë në konferencën e djeshme për shtyp para ndeshjes së sontme ndaj Barcelonës.
”Nuk më intereson kjo, e vetmja që mund të them është se të gjitha janë fallco. Kemi merituar të jemi në finale për atë që kemi bërë nga fillimi, duke fituar me vështirësi, sic duhet, por nuk mund t’a minimizojmë atë që kemi bërë me temën e gjyqtarëve. Nuk do të hyj në këtë, nuk do të ndryshojmë asgjë dhe e rëndësishsme është të vlerësojmë atë që kemi bërë. Kjo ka rëndësi për ne. Ne luftojmë, vrapojmë..Kjo është ajo që kemi bërë kundër PSG-së, Juventusit dhe Bayernit, gjë që nuk është e vogël.”, ishin fjalët e teknikut Madrilen.