Karim Benzema jetoi të martën, me një Bernabeu të stërmbushur, luajti ndeshjen më të mirë të sezonit. Në një vit me plot kritika dhe dyshime për francezin, sulmuesi Francez shënoi një dopietë vendimtare për të mposhtur Bayernin dhe për të kaluar në finale të Champions League. Cmimi, një duartrokitje nga Bernabeu për t’i harruar vërshëllimet e mëparshme.
Pra, me këtë mbushje të vetëbesimit të nevojshëm, arrin Benzema në një stadium, Camp Nou, ku zakonisht zhvillon paraqitje të mira dhe ishte vendimtar në fitoren e parë të Zidane 1-2 ndaj Barcelonës.
Këtë natë rikthehet të ecë mbi fushën e stadiumit Blaugran për të bërë ato veprime, nga koha në kohë, të heshtë kritikët dhe të dëshmojë që thatësira e tij e golave nuk duhet të mbizotërojë mbi cdo gjë që jep në fushë.
Golat, pikërisht, Benzema i ka shënuar në një kohë kur ai është ‘në zjarr’ por duhet të vazhdojë suksesin e tij pasi ka shënuar vetëm 11 gola në të gjitha kompeticionet që nga fillimi i sezonit. Një shifër e dobët, në krahasim me Cristiano, pavarëisisht nga mbrojtja që i ka bërë Zidane atij. Tekniku e di se një Karim i motivuar është një vlerë e shtuar dhe Camp Nou e ka parë këtë version të Francezit, lojtar i cili mund të zhbllokojë cdo ndeshje me goditjet e një gjeniut të vërtetë.