Tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është duke u është duke u përgatitur për ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseas, dhe në konferencën e sotme për shtyp ka folur edhe për finalen e Kievit, që ekipi i tij e luan ndaj Real Madridit.
”Do të shikojë atë gabimin që kam bërë në dy finalet e mëparshme Europiane në vitet e kaluara, dhe do të ndryshojë gjithcka për të mos humbur edhe ndaj Real Madridit.”, ishin fjalët e tij rreth finales duke kujtuar dy humbjet që ka pasur në finale të Championsit me Dortmundin ndaj Bayernit dhe në finale të Europa League ndaj Sevillas si trajner i The Reds.
Gjithashtu me qeshje ai vazhdoi edhe disa fjalë: ”Do të ndryshoj, por ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime do të jetë kjo ndaj Chelseas dhe pastaj ajo ndaj Brighton.”