Nëna e James Rodriguez nuk ka arritur të mbajë nervat dhe ka shpërthyer në profilin e saj zyrtar në Twitter duke shkruar për disa momente të ndeshjes së mbrëmshme.
Ajo ka kritikuar ekipin Madrilen dhe gjyqtarin e ndeshjes, Cuneit Cakir, duke pohuar se ia bënë të padrejtë klubit ku aktualisht luan djali i saj.
Këto ishin shkrimet e saj gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja e mbrëmshme:
”Dhe nëse nuk ishte një dorë, atëherë cfarë ishte.”?
”Cdo herë që përsëritet kjo, më jep një gur mua.”,
”4 penallti në dy ndeshje.”
”Celësi i këtij suksesi, definitivisht gjyqtarët.”,
”Njerëzit janë aq të zemëruar…ai që e njeh më sa paku futbollin e di se Madridi ka bërë 4 penallti në dy ndeshje…dhe një respekt special për Keylor Navas.”