James Rodriguez u paraqit në konferencë për shtyp pas eliminimit në gjysmëfinale të Champions League nga ish klubi i tij, Real Madridi. Kolumbiani diskutoi për këto tema:
Mos festimi i golit në Bernabeu
”Ishte për shkak të viteve që isha këtu dhe isha i lumtur. I lumtur për duartroktijet, kjo do të thotë që bëra gjëra të mira këtu, faleminderit të gjithëve.”
Eliminimi
”Kemi qenë mirë, kemi bërë një ndeshje të mirë por këtë herë nuk ndodhi, Madridi kaloi sepse bëri gjëra të mira.”
Faji i portjerit
”Nuk duhet t’a fajësojmë atë, kemi bërë gabime specifike në ndeshjen e parë dhe këtu gjithashtu, por futbolli ka gjëra që nuk mund t’i shihni. Duhet të mendojmë për finalen e Kupës së Gjermanisë dhe të jemi mirë.”
Dora e Marcelos
”Nuk e kam parë atë, por ata thanë se ishte një penallti. Nuk e di se cfarë ishte, nuk e pash mirë. Të gjithë bashkëlojtarët thanë se ishte penallti.”