Alvaro Arbeloa ka reaguar me disa fjalë pas kualifikimit në finale të Kievit dhe në finalen e 3’të radhazi të ekipit në Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes ai ka ‘goditur’ me një shkrim në profilin e tij zyrtar në Twitter:
”Nuk e kuptoj se ende ka njerëz që nuk janë me Madridin. Eshtë si të heqësh dorë vullnetarisht nga lumturia.” #AporLa13 #HalaMadrid.
Rikujtojmë që ish lojtari Madrilen aktualisht po kryen një rol tek televizioni zyrtar i klubit, Real Madrid TV.