11’shja startuese e ekipit është vendimi më i vështirë për trajnerin Zidane. Dhe kur një ndeshje si kjo ndaj Bayernit është afruar, lista e ngushtë e zgjedhjeve zvogëlohet saqë disa që krahasoheshin lojtarët më të mirë në botë, qëndrojnë në anën tjetër të koridorit.
Dhe sipas Marcas në dhomat e Valdebebas, Benzema, Bale dhe Kovacic, po presin rastin që Zidane t’i informojë se cili do të startojë sonte në vend të Iscos, që do të mungojë për shkak të dëmtimit.
Benzema (53 gola në Champions) ka një argument më shumë që t’i hap dyert. Ai është shoqëruesi më i mirë i bashkëlojtarëve, sidomos Cristianos i dhuron liri në fushë që mund të jetë më i rrezikshëm për Bayernin.
Bale me shpejtësinë e tij dhe nevoja e Bayernit për gola në Bernabeu, mund të bëjnë që Uellsiani të jetë i dobishëm për kundërsulmet e ekipit.
Dhe Kovacic, si një mjeshtër i ri i mesfushës, ekipin do të bënte më të balancuar sidomos në pozitën e tij. Dhe për këtë arsye, Mateo është më favoriti të startojë sonte përkrah këtyre 10 lojtarëve tjerë: Navas; Vazquez-Ramos-Varane-Marcelo; Kroos-Kovacic-Casemiro-Modric; Cristiano-Asensio.