Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Bayernit në Bernabeu. Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Ndeshjen kthyese
”Celësi për ne është të dalim në fushë për të fituar ndeshjen. Nuk kemi nevojë të marrim raste, të luajmë prapa apo të bëjmë dicka të cuditshme. Ne shkojmë të shënojmë një gol të hershëm. Eshtë një gjysmëfinale dhe e dimë rëndësinë e ndeshjes. E dimë se cfarë duhet të bëjmë. Nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë në lidhje me atë që kemi bërë. Duhet të jemi të fokusuar dhe të vendosur. E dimë se po luajmë në ndeshjen e dytë dhe që kemi bërë në ndeshjen e parë, por tani duhet të tregojmë se duam të kalojmë në finale.”
3 finale të Champions League
”Eshtë e mrekullueshme të luajmë tjetër gjysmëfinale dhe të luftojmë për të arritur në finale. Gjëja e vetme që po mendojmë është të japim gjithcka dhe të shkojmë në finale. Eshtë ajo që na nxit neve, tifozët, klubin, ekipi dëshiron të jap gjithcka që të arrij në finale.”
Isco dhe Nacho
”Ata janë stërvitur me ne dhe tani kemi pak kohë për të menduar se cfarë do të bëjmë. Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët janë 100%. Nacho ka qenë jashtë për një muaj, por është stërvitur shumë. Fizikisht, ai është shumë mirë dhe i gatshëm. Fizikisht të dytë janë në një gjendje të mirë. Nuk dua të them asgjë për Iscon. Ai e di se cfarë duhet të bëjë. Ne dëshirojmë të gjithë të jemi të gatshëm dhe do të bëjmë gjithcka që të jemi, por pa rrezikuar asnjë sepse më e rëndësishmja është shëndeti i tyre.”
Zëvëndësuesi i Carvajal
”Nuk do të ju them se a kam vendosur apo jo. Cfarëdo që të ndodhë, ne jemi një ekip. Kemi shumë lojtarë dhe mund të bëjmë gjithcka. Më e rëndësishmja është se lojtarët janë të motivuar. Të gjithë duan të luajnë, gjithashtu si mbrojtës i krahut të djathtë.”
Ndeshjet në shtëpi
”Duke pasur parasysh zgjedhjen, do të preferoja të luaja cdo ndeshje në Bernabeu. Jemi në shtëpi nesër në ndeshjen e dytë të gjysmëfinale dhe jemi krenar që mund të luajmë para tifozëve tanë.”
Bayerni
”Bayerni nuk do të shqetësohet. Ata janë një klub i madh dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Duhet të jemi të përgatitur si gjithmonë, duke dhënë një performancë të madhe. Nuk kam dyshim se kundërshtari do të vijë këtu pa asnjë kompleks dhe do të ketë një ndeshje të madhe.”
A varet e ardhmja e juaj nga Champions League?
”Eshtë e pavarur nga kjo. Sot jam trajner dhe dua të vazhdoj në këtë klub. Por kjo nuk është e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi tek të gjithë është ndeshja e nesërme dhe kjo është.”
Marcelo
”Të gjithë atë që ai e sjell për ekipin. Ai është një lojtar shembullor. Ai ka qenë në këtë ekip për 10 vite dhe ka kontribuar në historinë e këtij klubi të madh. Ai ka kontribuar shumë për ekipin sepse është një personalitet optimist. Eshtë mirë të kemi atë këtu si lojtar dhe si person.”
Benzema
”Ai është mirë fizikisht dhe gati. Ai do të dëshironte të shënonte më shumë, por është duke u stërvitur dhe luajtur fortë dhe nuk kam nevojë të them asgjë speciale për të. Unë flas me të ashtu sikurse që e bëj me lojtarët e tjerë.”
Performancat e ndryshme në cdo kompeticion
”Eshtë e vështirë dhe një punë e komplikuar. Rezultet shënojnë diferencë dhe kur gjërat shkojnë pak keq, të gjithë shikojnë trajnerin. Dhe kur gjërat shkojnë mirë ata gjithashtu thojnë se trajneri po bën dicka. Ne nuk jemi të lumtur për cfarë kemi bërë në La Liga, dëshirojmë të japim më shumë por ky vit ishte kështu. Duhet të pranojmë gjërat, të punojmë shumë dhe të dimë se në këtë klub nuk është lehtë.”
Ekipi që dominoi sezonin?
”Në La Liga, qartë Barcelona. Ata janë kampion të denjë dhe duhet të urojmë ata. Kemi mundësinë të arrijmë në finale por nuk jemi ende atje. Ata kanë fituar dy tituj dhe kanë pasur një sezon të mirë. Nuk duam të marrim asgjë nga kjo. Por ajo që na intereson neve është cfarë do të bëjmë nesër.”