Zidane sot ka marrë një lajm shumë të mirë dy ditë para ndeshjes kthyese ndaj Bayern Munichut.
Sot në stërvitje me pjesën tjetër të lojtarëve janë rikthyer Isco dhe Nacho, të cilët munguan në stërvitjet e fundit.
Isco kishte pësuar një dëmtim në shpatullën e krahut të majtë në ndeshjen e parë ndaj Bayernit ndërsa Nacho është jashtë për rreth një muaj.
Edhe pse dyshja Madrilene janë stërvitur sot, tekniku Francez nuk dëshiron t’i rrezikojë ata për ndeshjen e së martës, ndeshjen që vendos fatin e ekipit në Champions League.