Legjenda e portës së Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Oliver Kahn ka reaguar me disa fjalë pas humbjes së ish ekipit të tij ndaj Real Madridit me rezultat 1-2 në Allianz Arena të mërkurën.
Gjermani tha se fajtori kryesor për humbjen e ish ekipit të tij ishte sulmuesi Robert Lewandowski, të cilin nuk e vlerësoi si të denjë për këto lloj ndeshjesh.
”Në këto ndeshje Lewandowski është shumë pak. Ai thjesht nuk e plotëson statusin që trajneri e dëshiron. Ai duhet të godasë pa mëshirë drejt portës.”, janë fjalët e Kahn rreth sulmuesit Polak.
Ndërsa ai shtoi edhe disa fjalë për trajnerin Heynckes: ”Heynckes nuk mund të përdorë të gjitha mundësitë që ka dhe kjo ishte ajo që bëri ndryshimin.”