Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme dhe foli për këto tema:
Ndeshja e nesërme
”Objektivi është i njejtë si në ndeshjet e kaluara: të shtojmë pikë që të marrim vendin e dytë. Kemi edhe 5 ndeshje dhe dëshirojmë të japim më të mirën që të përfundojmë sa më lartë në tabelë. Duhet t’a fillojmë ndeshjen të fortë, por idea është që nesër të vendosim një performancë që mund t’i shkaktojë probleme kundërshtarit. Duhet të mbajmë përqendrimin sepse ata janë një ekip i mirë me gjëra të mira. Duhet të kontrollojmë atë se cfarë bëjnë dhe të luajmë futbollin tonë.”
Real Madridi i Zidane
”Kam qenë këtu prej disa vitesh dhe po flasim për trajnerët që kanë pasur shumë kohë me ekipet e tyre. Jam i lumtur, më pëlqen kjo dhe jemi duke bërë mirë në përgjithësi. Do të ishte mirë për dy vite e gjysmë, por duhet të presim pak për të thënë se është Real Madridi i Zidane.”
”Gjërat janë bërë në mënyrë të qetë dhe Ramos tha dicka drejtë: këto gjëra janë bërë me qetësi dhe në kohën e tyre. Për momentin na intereson të përfundojmë sezonin mirë.”
Bernabeu
” Në 2 apo 3 muajt e fundit ka qenë e kundërta për ne: kemi luajtur jashtëzakonisht mirë në shtëpi pasi kemi pasur një fillim të keq të sezonit. Pasi fituam 0-3 në Torino ne pranuam gol në Bernabeu dhe kjo e bëri të vështirë. Kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme duke fituar si mysafir në Munich dhe duhet të startojmë ndeshjen e dytë me vendosmëri. Kjo është ajo që do të na bëjë më të fortë të martën.”
Dëmtimet
”Eshtë gjithmonë keq që të humbësh dy lojtarë si Isco dhe Carvajal, por në të njejtën kohë ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Kjo është ajo që është. Le të shohim se si do të rikuperohen. Nuk do të rrezikojë asnjërin nga ta apo Nachon. Nëse një lojtar nuk është 100% ai nuk do të jetë me grupin. Në futboll, asnjëherë nuk e dini se si do të shkojë rikuperimi.”
Nacho
”Ai nuk është relaksuar ende. Rikuperimi i tij është normal dhe cfarë po bën ai, po bën mirë. Ai nuk ka qenë në ekip për një muaj, por cdo ditë është më mirë. Ne nuk do të rrezikojmë asgjë. Gjëja më e rëndësishme është të rikuperohet, të rikthehet me grupin dhe të stërvitet normalisht. Kjo është gjëja më e rëndësishme, të kthehet në shpejtësi me ekipin.”
Bale dhe Benzema
”Ne kemi nevojë për ta dhe do të bëj gjithcka që është e mundur që ata të dinë se janë të rëndësishëm dhe se nuk janë të prekur nga ajo që flitet jashtë. Ky është futbolli. Gjëja e rëndësishme dhe mesazhi për të gjithë është se ne të gjithë jemi të gatshëm. Kemi një muaj para fundit dhe duam të jemi në më të mirën tonë.”
Guti
”Nuk jam njëri që flet për pasardhësin tim. Ai është nga kjo shtëpi dhe ka luajtur këtu gjatë gjithë jetës. Nuk e di se cfarë do të bëhet në fund të sezonit. Eshtë vendimi i tij. Këshilla ime është që ai të qëndrojë, por vendimi mbetet tek ai dhe e respektojmë atë.”
Lamtumira e Iniestas
”Dy apo tre herët që e kam takuar atë ka qenë një person i dashur sepse është shumë i rezervuar. Më pëlqejnë njerëzit që tregojnë se kush janë në fushë dhe jashtë saj janë më të relaksuar. Unë kam vetëm fjalë të mira për të dhe admirim për futbollin e tij. I urojë atij më të mirën si futbollist dhe si person. Ai meritoi Topin e Artë, vecanarisht kur e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.”
Cka është më e vlefshme, liga dhe kupa apo Champions League?
”Cdo gjë është e vlefshme dhe nuk mund të zgjedhni mes titujve. Ne mund t’a fitojmë vetëm Champions League por nesër do të luajmë në ligë dhe duam të përfundojmë mirë. Nuk është e parëndësishme. Duhet të bëjmë mirë dhe të bëjmë më të mirën tonë. Pastaj për të martën mendojmë, jemi një ndeshje larg finales dhe kjo do të thotë shumë për ne.”