Dani Carvajal nuk përjashtonë mundësinë që të luaj në ndeshjen kthyese ndaj Bayernit të martën në Bernabeu pavarësisht se vuan nga një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e parë në Allianz Arena.
”Jam duke pritur për testet, për të parë rezultatet. Jam i qetë, ndjej dhimbje të vogël por në fund janë pjesë e punës. Ka situata që dëmtojnë atletët. Jam duke pritur dhe shpresojmë që do të jem jashtë për një kohë sa më të shkurtër.”
”Nëse nuk jam i gatshëm për të luajtur, do të inkurajoj ekipin nga ku duhet të jem. Ishte vështirë dhe intenzive pasi Bayerni bëri një ndeshje të madhe. Megjithatë, ne kemi pasur një efikasitet të madh dhe fituam në rezultat. Ishim efektivë por ka ende edhe 90 minuta dhe do të vuajmë përsëri.”
”Në vitin e kaluar ishim në situatë të njejtë ndaj tyre. Të martën do të jetë një finale për ne pasi duam të luajmë në Kiev.”