Jupp Heynckes u paraqit në konferencë për shtyp pas humbjes së djeshme ndaj Real Madridit në Allianz Arena. Tekniku Gjermani foli këto fjalë pas ndeshjes:
Ndeshja dhe dëmtimet
”Nuk mund të them që dëmtimet janë serioze. Javi Martinez pësoi një goditje. Ishte e habitshme pas zëvëndësimeve të Robben dhe Boateng. Për këtë kishim vështirësi të futeshim në lojë. Shënuam të parët por i dhuruam atyre dy gola. Rrallë herë kemi pasur shanse dhe nuk i kemi realizuar ato. Ne nuk dinim të përfitonim prej tyre. Madridi ishte më efektiv. Ne i dhuruam dy gola dhe mundësitë nuk i shfrytëzuam.”
A do të rikthehen Robben dhe Boateng në ndeshjen kthyese?
”Duhet të presin, por janë humbje të mëdha. Në Madrid do të bëjmë cmos për të korrigjuar rezultatin e ndeshjes së parë. Duhet të krijojmë raste dhe të shënojmë. Madridi ka një avantazh të mirë pas fitores. Ne humbëm padrejtësisht. Duhej ta fitonim ndeshjen.”
A ju motivon fitorja 1-3 e Juventusit?
”Janë rezultate atipike të cerekfinaleve dhe gjysmefinaleve. Ndeshja e sotme ka treguar se Madridi është i pambrojtur, i ndodhi edhe ndaj Juves. Mund të jemi optimistë. Si trajner, në vitin 1990, kemi humbur 0-2 ndaj Zagrebit dhe u rikthyem të fitojmë 0-2. Kurrë nuk duhet të heqësh dorë, gjithnjë duhet të besosh. Dhe të përpiqemi për të korrigjuar rezultatin.”’