Cristiano Ronaldo vazhdon t’a befasojë supertalentin anglez të Manchester United, Marcus Rashford.
Pasi i kishte dërguar si dhuratë një palë atlete të dizajnuara me emrin e Cristianos, Portugezi i ka dërguar një tjetër dhuratë lojtarit të ish klubit të tij.
Një fanellë e nënshkruar me autografin e tij është dhurata e fundit që Cristiano ia ka dërguar në Angli supertalentit 19 vjecar.
Pas pranimit të dhuratës, Rashford e ka falënderuar Cristianon nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kjo ishte fanella që Portugezi i dërgoi si dhuratë Rashfordit: