Sergio Ramos u paraqit në konferencë për shtyp pas fitores së sontme ndaj Bayernit dhe analizoi në përgjithësi ndeshjen.
Fitore me vuajtje
”E vërteta është se e dinim se cfarë do të na gjente, Championsi e ka këtë, ishte një stadium madhështor dhe një ndeshje e madhe. Pavarësisht se kemi shënuar dy gola, ekipi ka qenë solid, u mbrojtë mirë. Njerëzit prisnin të fitojmë 0-3 por do të ishte e vështirë kjo, tani duhet t’a përfundojmë në shtëpi, nuk kemi bërë ende asgjë, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të kemi respekt maksimal për Bayernin.”
Më vështirë se në sezonin e kaluar
‘Ata shkonin për fitore dhe përfituam kur ishte rezultati 1-1, duke u mbrojtur mirë dhe e dimë se si ta vrasim ndeshjen kundër. Duhet të mësojmë nga këto gjëra që na bëjnë madhështor.”
Vazquez për Carvajal
”Pas dëmtimit të Carvajal, Lucas ishte ai që duhet të merrte përgjegjësinë, ka lënë shpirtin në atë pozitë, kundër Ribery, që është njëri nga më të mirët në botë, e bëri atë shumë mirë. Duhet të theksojmë punën solide të ekipit, e kemi ditur se do të vuajmë dhe këto gjëra e bëjnë grupin edhe më të madh, dhe do të vazhdojmë të punojmë.”
Asensio
”Eshtë një lojtar kyc për ne, kushdo inkuadrohet nga stoli luan mirë, duan të kontribojnë në grup dhe kjo është një nga gjërat që do të na lejojë t’i përmbushim objektivat tona.”