Ish portjeri Gjerman, Oliver Kahn, beson se ish klubi i tij Bayern Munich do të dalë fituese në gjysmëfinale ndaj Real Madridit dhe do të jetë finalist i Champions League.
”Ka shanse të majftueshme për të vënë në presion Madridin dhe për t’i rrezikuar ata.”, tha Kahn në një eveniment në Hamburg.
”Madridi është një ekip tipik i fazave. Kjo është, ata kanë faza në ndeshje ku bëjnë presion ekstrem dhe mbrohen nga presioni ekstrem që çudit nganjëherë rivalët.”, vazhdoi Kahn me sytë e tij në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Munich.
Më tej ai shtoi disa fjalë lavdëruese për ekipin Madrilen: ‘‘Por ata gjithashtu kanë faza në të cilat luajnë siç pritet dhe kjo është ajo ku Bayerni duhet të krijojë më shumë presion dhe t’a mbyt Madridin.”