Zidane triumfoi në sezonin e kaluar me një sistem ekstrem të rotacioneve. Ndeshjet vendimtare, kryesisht në Champions League, për ekipin A të komanduar nga Cristiano.
Pushimet në La Liga, i mundësuan minutat ekipit B të Moratas dhe James. Kështu e fituan La Ligan dhe Championsin, prandaj do të ishte normale të përsëriten këtë vit rotacionet me Vallejo, Ceballos, Theo, Llorente, Mayoral, pasi tani 11’të lojtarët startues të ekipit janë ngarkuar me shumë minuta këtë sezon.
Dhe kjo reflekton menjëherë në krahasimin teorik të 11’shes së Madridit që do të luajë në Munich. Formacioni i zakonshëm startues i Bayernit ka luajtur 29.963 minuta këtë sezon dhe 4.000 minuta më pak se formacioni i zakonshëm startues i ekipit Madrilen që ka luajtur 34.270 minuta.
Më i habitshëm është fakti se vetëm 3 lojtarë të ekipit Bavarez kanë luajtur më shumë se 3.000 minuta (portjeri Ulreich, Kimmich dhe Lewandowski) dhe pjesa e tjetër e lojtarëve si Ribery, Robben, Muller, Hummels. etj, kanë luajtur më pak se këto minuta. Ndërsa e kundërta është tek Madridi, shifër që këtë sezon e kanë kaluar plot 8 lojtarë: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Casemiro, dhe Cristiano. Ndërsa nga formacioni startues nuk e kanë arritur vetëm Isco, Modric dhe Benzema.
Por përtej të dhënave, djemtë e Zidane nuk e kanë problem të luajnë shumë duke e ditur sakrificën që bënë ndaj PSG-së dhe ndaj Juventusit. Në anën tjetër, Bayerni vjen më i vendosur dhe më i pushuar për t’u përballur kundër kampionit Europian.