Keylor Navas së bashku me presidentin Perez, Nachon dhe legjendarin Raul, ishin të pranishëm në përvjetorin e 30’të të një ‘fan club’ të klubit apo ndryshe ‘Ramon Mendoza’, dhe presidenti i këtij fan clubi i tha Navasit disa fjalë: ”Ju jeni njëri nga portjerët më të mirë në botë dhe për këtë arsye jeni këtu, por Madridi duhet të nënshkruajë me një tjetër portjer që do të bënte konkurrencë, do të ishte e mirë për ty.”
Këtyre fjalëve iu përgjigje portjeri Madrilen: ”Asnjëherë nuk i kam thënë askujt të mos nënshkruajë me një portjer tjetër, nuk jam nga këtu por ndjej ngjyrat e klubit sikurse cdo njëri prej jush. Unë punoj shumë cdo ditë për këtë fanellë.”
Rikujtojmë që në vitin e fundit klubi vazhdimisht ka shprehur interesim për portjerët tjerë si Kepa, Courtois apo De Gea, por që deri më tani nuk ka marrë hapa konkret për transferimin e ndonjërit prej tyre.